Sulmohet një gazetare në Veri, u detyrua të largohet nga vendi ku ishte vendosur
Gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami u sulmua me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje direkte për “Shqipëria Live” nga Mitrovica.
Teksa ajo po shpjegonte situatën e krijuar në veri të Kosovës, aty ku janë vendosur dy barrikada të reja mëngjesin e sotëm, i është hedhur kapsolli.
Sapo vuri re prezencën e lëndës plasëse, ajo u largua, por pamjet filluan të transmetoheshin live edhe pas ngjarjes.
Së bashku me operatorin Leonita Bajrami u detyrua të largohej nga vend ku ishte vendosur.
Momentin kur sulmohet gazetarja e gjeni nga minuta 5:40.