Pse këtë dimër ka rrymë më shumë?
Krahasuar me 10 ditët e fundit të vitit të kaluar, këtë vit nuk ka ndërprerje të rrepta të energjisë elektrike në nivel vendi.
Këtë e konfirmon edhe KEDS’s ku thotë se gjendja me furnizim të energjisë elektrike është stabile.
Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS’s ka renditur arsyet sesi ndryshon situata e furnizimit varësisht prej konsumit dhe çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.
Buzhala e theksoi se temperaturat më të larta në këtë fazë krahasuar me vitin e kaluar po e ndihmojnë konsumin më të ulët për energji elektrike.
“Konsumi, si i tillë, dallon prej orës në orë dhe prej ditës në ditë, dhe kjo varet shumë edhe nga temperaturat ditore”, ka thënë ai.
Një parametër tjetër që Buzhala e përmendi janë edhe tarifat më të larta të importit që ishin vitin e kaluar
“Dallimi ndërmjet prodhimit dhe konsumit, pra ai gap’i ndërmjet tyre mbulohet vazhdimisht nga importi. Dihet që vitin e kaluar neve na ishin shteruar resurset financiare, pasi që tarifat ishin dukshëm nën kosto, ndërsa çmimet e importit kishin fluturuar. Por, në shkurt të këtij viti tarifat kanë ndryshuar, pra ato për konsumin mbi 800 kË janë rritur, ndërsa për një pjesë të atij konsumi, apo edhe rritjen eventuale deri në 800 kË të domosdoshme për mbulimin e kostos së deriatëhershme, pra për një pjesë të saj e ka mbuuar Qeveria e Kosovës përmes subvencionimit të cmimit”, ka deklaruar ai.
Por nuk ka hapësirë për festë, pasi gjendja energjetike është komplekse, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe Evropë.
Tradicionalisht tarifat energjetike në bursa ndërkombëtare gjatë festave janë më të ulëta.
“Megjithatë, duhet ta dini se ne vazhdojmë të jemi në gjendje emergjente, njëjtë siç vazhdon të jetë rajoni dhe Evropa. Pra, situata aktuale është duke u përballuar për shkak të rënies së cmimeve në berzat ndërkombëtare që ndodh vazhdimisht gjatë festave të fundvitit. Për shkak të festave, çmimi i energjisë elektrike në berzën ndërkombëtare ka rënë dukshëm: nga rreth 550 euro/MËh sa ishte para dy javësh në 110 euro/MËh ditëve të fundit. Sipas praktikës, rënia e çmimit në kohë festash është e zakonshme, porse nuk mund të parashikojmë se si ky çmim do të sillet pas festës” shton Buzhala.
“Prandaj, duhet të reflektohen kostot në mënyrë të vazhdueshme që të kemi kontinuitet të ofrimit të shërbimeve në mënyrë të sigurt, pasi dihet që me kalimin e festave, çmimet pritet të rriten dukshëm në berzat ndërkombëtare. Ndërsa, në bazë të ecurive të temperatareve, pritet që ato të biejnë në nivele dukshëm më të ulëta se sa janë aktualisht, pasi dihet që janari është muaji më i ftohtë i vitit dhe kur energjia elektrike përdoret tek ne masovisht për ngrohje, kjo rrit kërkesën tutje dhe vështirëson situatën. Pra, lëvizja e këtyre parametrave në kahje të pafavorshme bën që të kemi vështirësi, prandaj institucionet relevante duhet që të marrin veprime paraprake që të reflektohen kostot në mënyrë që të evitohen situatat e vështira dhe të paparashikueshme”, ka theksuar ai për Express.
Kosova gjatë vitit 2021 ishte përballur me reduktime të rrepta energjetike. Tregjet energjetike ishin ishin por edhe vazhdojnë të jenë të çrregulluara.
Ishte e domosdoshme që të importohet më shumë rrymë, megjithatë çmimi ishte i lartë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dilte në foltoren e Kuvendit dhe thoshte se “duhet të ketë reduktime ose të rriten çmimet e rrymës”. Opozita kundërshtonte – nuk e pranonte asnjërin variant.
Pastaj, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), më 7 shkurt kishte vendosr që familjet që paguajnë mbi 800 kilovat në muaj të paguajnë më shumë për shtesën e shpenzuar. Opozita ishte ankuar edhe në instancat gjyqësore për këtë vendim.
Më 18 maj 2022, Gjykata e Apelit e kishte rrëzuar vendimin e ZRrE për ndryshimi e tarifave.
Por gjatë muajit shkurt, kryeministri Kurti thoshte se “tarifat nuk janë çështje vendimesh së Kosovës, po e ndryshimeve të tregjeve”.
Kjo tregon varësinë që Kosova e ka në sferën energjetike, për produktin që është siguri kombëtare.