RajoniTop Lajme

Kërkesa për kthim trupash, KFOR konfirmon: Përgjigjen ia kemi përcjell Serbisë, nuk mund të lëshohemi në detaje

Shpërndaje

Kërkesa për kthim trupash, KFOR konfirmon: Përgjigjen ia kemi përcjell Serbisë, nuk mund të lëshohemi në detaje

Misioni i KFOR-it në Kosovë ia ka kthyer përgjigjen Serbisë për kërkesën e saj që të kthehen 1,000 trupa ushtarake në Kosovë.

“Mund të konfirmojmë se komandanti i KFOR-it ia ka përcjell përgjigjen Serbisë, por që nuk mund të lëshohemi në detaje për korrespondencën e NATO-s”, thuhet në përgjigje për KlanKosova.

“KFOR mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara”, vazhdon përgjigja.

Serbia ka kërkuar kthim të forcave ushtarake në Kosovë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, me pretekstin për t’i mbrojtur pjesëtarët e komunitetit serb./Klankosova