I armatosur deri në “dhëmbë”, momenti kur Rambo i Lezhës bën prova për të “vrarë” politikanët (Video)
Mbëmjen e djeshme, policia e Lezhës arrestoi një 36-vjeçar të identifikuar si Antonio Leka, i cili ishte i aramtosur deri në “dhëmbë”.
Albeu.com ka siguruar videon nga momenti kur Leka, para se të arretohej, ndodhej në një servis makinash.
Siç shihet edhe nga pamjet, 36-vjeçari mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.
Në video shihet se 36-vjeçari është mjaft i acaruar dhe shpesh bën gjeste ndërsa mban kallashnikovin në dorë.
Pas arrestimit mbrëmjen e shkuar ku në makinë ju gjetën një arsenal i tërë armësh, Leka tha para policisë se ishte nisur të vriste politikanët lezhjanë pasi i kishin nxirë jetën.