Rajoni

Ja kur vendoset nëse gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të fillojë më 1 mars

Shpërndaje

Më 18 janar, vendoset nëse gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të fillojë më 1 mars.

Më 18 janar të këtij viti do të zhvillohet një konferencë përgatitore ku do të përcaktohet nëse më 1 mars do të nisë gjykimi ndaj Ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Konferenca përgatitore do të fillojë më 18 janar në orën 09:30, njofton Klan Kosova.

Ky njoftim është bërë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kujtojmë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.