Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën
Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira hera -herës deri të dendura.
Përgjatë vijës bregdetare reshje shiut të herëpashershme me intensitet të ulët, në orë e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën jugore të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Dita e diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.