Kovaçevski: REK Bitola është në përdorim të plotë, me politika të përgjegjshme i mbrojmë qytetarët dhe kompanitë nga shtrejtimi dhe kufizimet
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot ishte në vizitë në REK” Bitola” ku u lishua në përdorim edhe blloku i tretë të Kombinatit.
“Ashtu si gjithë mund ta shihni sot këtu në REK “Bitola” po punon me kapacitetë të plotë. Montimi i transformatorit të rrij në të cilën e përpunoi kompania turke Astor, po mbaroj me sukses.
U lëshua në përdorim edhe blloku i tretë në REK “Bitola”, e cila më po bart energji elektrike. Kjo ka një domethënie të madh dhe kontribut në rritjen e prodhimin venas të energjisë elektrike” nënvizoi kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, tha që, ashtu siç po premtoi edhe Qeveria, në fillim të krizës energjetike, të gjitha përpjekjet synonim që të sigurohet prodhim sa më i madh i energjisë elektrike vendase, në mënyrë që qytetarët dhe kompanitë të mbrohen nga çmimet e larta të rrymës, të cilën e imponon kriza botërore nga lufta në Ukrainë dhe konstatoi se rezulltatet vijnë kur punohet me përgjegjësi, sinqërisht dhe me përkushtim.
“REK Bitola prodhon mbi 60 për qind të prodhimit vendor të energjisë elektrike.
Në vitin 2023, planifikohet që mbi 70 për qind e prodhimit vendas të energjisë elektrike të prodhohet nga termocentralet nën pronën shtetërore.
Prodhimi i energjisë elektrike pa Bllokun 3, me angazhim maksimal të dy blloqeve të tjera në vitin 2022, ishte 2,350 GWh.
Në vitin 2023 nga ky kapacitet i REK “Bitola” është planifikuar prodhimi mbi 3000 GWh.
Përfitimet nga aktivizimi i Bllokut 3 në REK “Bitola” janë të shumëfishta, sepse përveç rritjes së prodhimit të energjisë elektrike vendor, kontribuon edhe në rritjen e besueshmërisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe ofron mundësinë e kryerjes së riparimit të rregullt vjetor të tre blloqeve tjera në REK, i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e prodhimit të tanishëm të energjisë elektrike.
Transformatori që u dëmtua nga zjarri në nëntor të vitit 2021 është duke u riparuar në një fabrikë të specializuar në Serbi ku pas riparimit do të shërbejë si rezervë”, shtoi kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, tha se këto informacione janë të rëndësishme dhe qytetarët duhet t’i dinë, sepse një pjesë të madhe EMV-ja rrymën e siguron nga REK “Bitola”.
“EMV-ja siguron energji elektrike për 100 për qind të familjeve në vendin tonë. EMV-ja gjithashtu siguron energji elektrike të lirë edhe për shkollat, industrinë ushqimore dhe të mishit, ndërmarrjeve publike, spitalet, në përputhje me politikat e Qeverisë.
Prandaj, qytetarët mund të jenë të qetë – 99,2 për qind e amvisërive nuk kanë rritje të çmimit të energjisë elektrike ashtu si deri më tash, energji elektrike në shtet do të jetë ketë pa kufizime, një prej dimrat më sfidues në botë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, po ashtu përkujtoi se çmimi i energjisë elektrike është ulur për 20 për qind për rreth 70 mijë kompanive të vogla, të cilat janë në tregun e rregulluar, që do të thotë se ekonomia maqedonase do të jetë e mbrojtur dhe se kategoritë e cenueshme të qytetarëve u paguhet kompensim prej 1.000 denarë për të mbështetur konsumin e energjisë elektrike, ndërsa në tetor të vitit 2022, 46.804 persona kanë marrë ndihmë të tillë prej 1.000 denarësh për energji elektrike.
“Pra, për momentin kemi arritur të angazhojmë të gjitha kapacitetet në dispozicion në vend, për të rritur prodhimin vendas të energjisë elektrike.
Çmimi i energjisë elektrike nuk rritet.
Politikat ekonomiko-energjetike të Qeverisë po japin rezultate.
Të gjitha masat kanë pasur për qëllim ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të energjisë elektrike dhe efektet, siç mund të shihet, është një mesazh të sigurt dhe stabil të energjisë elektrike për të gjithë”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së sotme në REK “Bitola”.
Së bashku me kryeministrin Kovaçevski, në REK “Bitola” ishin prezent edhe drejtori i SHA EMV-së, Vasko Kovaçevski, dhe studentët të Fakultetit të Elektronikës dhe Teknologjive Informative dhe profesori Anton Çaushevski.