Berishaj reagon pas pretendimeve se iu hodh poshtë padia ndaj gazetarit slloven

Shpërndaje

Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, ka reaguar pas raportimeve në media se Gjykata e Qarkut në Lubjanë e ka hedhur poshtë padinë e tij ndaj gazetarit të TV Planet në Slloveni, Vitomir Petroviç.

Me anë të një postimi në Facebook, Berishaj këto pretendime i ka quajtur shpifje, teksa ka thënë se Gjykata ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim. Kjo pasi sipas tiij, nuk ka përfunduar ende procedura e ankimimit.

“Shpifja nuk kalon! Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka shkruar ambasadori ku ka bashkëngjitur edhe një dokument ku bëhet e ditur se padia është dorëzuar më 3 janar 2023./arbresh.info/