U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së
U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar ceremoninë e dekretimit të gjeneralëve të rinj të FSK-së.
Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
I pranishëm ishte edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Ceremonia shënon një moment të rëndësishëm për udhëheqjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

