MaqedoniTop Lajme

Mega skandal: Partneri i VLEN-it glorifikon kryekriminelin Ratko Mladiç

Shpërndaje

Partia që sot është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut publikon një tekst në të cilin i thur elozhe Ratko Mlladiqit, person i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm në Srebrenicë.
Dhe kjo nuk është thjesht një çështje e së kaluarës. Është një mentalitet kriminal që sot po shpërfaqet publikisht nga një subjekt politik që është pjesë e pushtetit.
Këta nuk po flasin për histori. Po e romantizojnë një figurë të dënuar për disa nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Dhe pyetja është e thjeshtë:
Ku është VLEN-i?
Ku janë ata që na flisnin për Marrëveshjen e Ohrit, për respektimin e komuniteteve, për të drejtat e tyre dhe për një shoqëri të barabartë?
VLEN na sollën në këtë pikë, ku partnerët e tyre qeveritarë sot publikisht vajtojnë dhe glorifikojnë një figurë të dënuar për krime të kryera pikërisht ndaj komuniteteve dhe civilëve.
Ky është standardi i dyfishtë i VLEN-it.
Për flamurin kombëtar shqiptar frikësohen ta ngrenë në tubimet e tyre, ndërsa për glorifikimin e kriminelëve të luftës nga partnerët e tyre qeveritarë nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë.
Kjo nuk është “ndryshimi”. Ky është poshtërimi që na e servuat si ndryshim.
Një opcion si VLEN-i që pranon të jetë marionetë e një politike me nostalgji për projektet e së kaluarës, duke i hapur rrugë depërtimit të konceptit të “Botës Serbe” në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk mund të fshihet më pas parullave për integrim, barazi dhe të drejta të komuniteteve.
VLEN mban përgjegjësi politike për këtë.
Partitë me mentalitet të tillë nuk e kanë vendin në qeverisjen e një shteti multietnik dhe evropian.
SHKARKIM DHE BASHKË SHKONI N’SHPI!
NA TURPËRUAT PËR KOLLTUQE!