Sulm terrorist me raketë në Formula 1 në Arabinë Saudite

Shpërndaje

Shpërthimi dhe një re e madhe tymi pranë pistës së garave në Jeddah kanë ngritur shqetësime të reja në lidhje me garën e Kampionatit Botëror të Formula 1 në Arabinë Saudite. “Ne presim më shumë informacion nga autoritetet për atë që ka ndodhur”, njoftuan drejtuesit e Formula 1.

Pak para incidentit, karvani i garave zhvilloi seancën e parë stërvitore përpara garës së dytë të sezonit të së dielës. Rebelët jemenas kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa në objektin e naftës Aramco pranë pistës. Shpërthimi është dëgjuar gjatë seancës së parë stërvitore, para se të shpërthejë zjarri dhe zjarri është kapur edhe nga kamerat teksa tregonin live minutat e fundit të stërvitjes. Rebelët Houthi nga Jemeni kanë marrë tashmë përgjegjësinë për një seri sulmesh të mëparshme në Arabinë Saudite.

Ky incident i fundit do të rrisë më tej presionin ndaj bosëve të F1 për të bërë diçka, dhe gara në Arabinë Saudite tashmë po shkakton shumë polemika për shkak të situatës së të drejtave të njeriut në vend dhe ligjeve kundër homoseksualëve. Arabia Saudite konsiderohet mjaft e sigurt në krahasim me vendet e tjera të rajonit, por edhe atje ka pasur më shumë sulme terroriste.