Ahmeti selam ‘Grupit të Zjarri’: BDI-ja ska qenë asnjëherë më e fortë!
Duke folur për aktualitetin politik kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga kabineti i ministrave me në krye, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi kanë vizituar Ҫegranin me ҫ’rast ka takuar edhe banorët e kësaj zone me të cilët ka diskutuar për aktualitetin politik.
Ahmeti ka thënë se nuk shqetësohet fare për aktivitetet paralele.
“Kam dhimbje shpirtërore, fëmijët i kanë rritur me emblem të BDI-së. Unë nuk jam kal në figurat e shahut, o jam komandant, o kryetar o sjam fare, kam luftuar edhe për mendimin ndryshe, por jo anarki. Në institucione vendos shumica, askush nuk jemi koka e Zeusit, por ama edhe imponime nuk ka. Duhet ti bindesh shumicës.”, tha Ahmeti.
Ai ka thënë se shokët që veprojnë ndaras e kanë gabim dhe thotë se këtë ua ka thënë atyre.
“BDI-ja është më e fortë se asnjëherë. Shokët e mi që veprojnë ndryshe e dijnë dhe ua kam thënë se e kanë gabim. Mua nuk mund të imponohet asgjë, nuk pranoj ultimatum”.