GRUBI: Çegrani, Forina, Korita, Çajla dhe Çajla e Vjetër të rreshtuara fuqishëm krahë vizionit progresiv kombëtar dhe proeuropian të Ali Ahmetit

Shpërndaje

Çegrani, Forina, Korita, Çajla dhe Çajla e Vjetër të rreshtuara fuqishëm krahë vizionit progresiv kombëtar dhe proeuropian të Ali Ahmetit.

Nën moton “Bashkë për në Europë” i filluam sot mbi parimin e llogaridhënies takimet me qytetarët dhe aktivin politik të BDI-së për të prezentuar punët që kemi realizuar, ato që i kemi filluar me synimin për të qenë vazhdimësi e një rrugëtimi misionesh të suksesshme nga viti 2002.

Me kolegët e ekzekutivit i kemi vënë një synim vetes, i jemi përveshur punës që të përmirësojmë vonesat, që të avancojmë proceset dhe të realizojmë punët që nuk kanë lëvizur përpara me dekada.
Nga shtatori i vitit 2020 numërojmë sukseset e reja, si hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, nga numri i përgjithshëm i pëlqimeve për punësime 41, 5 përqind janë shqiptarë, filluam kryesimin e OSBE-së, ndërtuam shkollën fillore në Bllacë, po e përfundojmë shkollën fillore në Vizbeg, e vendosëm në përdorim abetaren e unifikuar me të dalur ajo në Tiranë, po zgjidhim të gjitha pengesat për të filluar ndërtimin e Korridorit 8, rrugës Shkup – Bllacë, Strugë – Qafë Thanë, po menaxhojmë me sukses krizën energjetike pa asnjë ditë restriksion të rrymës, po rrisim pagat dhe asnjë vendim i ndërmarrë nuk lejuam që të jetë diskriminues.

Ju faleminderit për mikëpritjen të gjithë të pranishmëve në krye me kryetarin e degës Valdet Xhaferin! Bashkë do të vazhdojmë drejt sukseseve!