Rajoni

Tërmeti 4.7 ballë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Dëme të lehta raportohen në Klos

Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me tërmetin që lëkundi sot vendin.

‘Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.’- njofton ministria e Mbrojtjes.