Taravari: Për ASH të rëndësishëm janë qytetaret dhe shteti/ Ka probabilitet që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë
Për ASH të rëndësishëm janë qytetare dhe shteti, prandaj mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare por për integrimin evropian. Kështu tha sonte në emisionin “Click Plus” në Tv 21, kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
“Vendi duhet të ecë në rrugën drejtë BE-së dhe mendoj se ka mundësi si parti politike të bëhemi pjesë e Qeverisë. ASH mund ta ndihmojë këtë proces nëse bëhet pjesë e ekzekutivit. Nëse si parti politike qendrojmë në opozitë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe kjo nuk është zgjidhja”, tha Taravari.
Ai tha se numri i nevojshëm prej 80 votave për arritjen e ndryshimeve kushtetuese është largë, po po punohet që ai numër të arrihet.
“Nëse shkohet në zgjedhje sondazhet tergojnë se grupi anti evropian i fiton zgjedhjet dhe çka do të ndodh pastaj? Prandaj, si parti politike jemi shumë vigjilent dhe fascilitojmë që negociata të zhvillohen edhe me VMRO-në për ndryshime kushtetuese”, deklaroi më tej Taravari.
Duhe lëvizje të guximshme politike tah Taravari tani, pasi kemi edhe situatën në rajon dhe atë që ndodh në Ukrainë.
Taravari: ASH ka kuadro të udhëheq me çdo institucion
ASH ka kuadrot më të mira te shqiptarët, sikurse mjekë, inxhinjerë e shumë sfera të tjera. Ne me kuadrot tona mund të drejtojmë çdo institucion. Këtë e potencioi i parti i ASH-së, Arben Taravari sonte në “Clikck Plus” në Tv 21.
“Mund të drejtojmë dhe të japim makismumin me çdo ministri nëse do bëheshim pjesë e Qeverisë”, tha lideri i ASH-së, Arben Taravari.
Lufta anti-korrupsion është sfera ku ASH mund të jep më shumë kontribut, tha më tej Taravari.
“Patjetër të ketë marrëveshje dhe ulemi të kemi komunikim me grupe formale dhe nëse e marrim këtë rrugë duhet të arsyetohemi dhe para qytetarëse pse hymë në Qeveri dhe pse sakrifikohemi. Kemi edhe masat tona që i kemi prezentuar dhe shumica prej tyre janë anti-korrupsion dhe SHBA është e ineteresuar në luftën e korrupsionit dhe nëse kyçemi në Qeveri, ASH mund të jap kontribut të jashtëzakonshëm aty”, theksoi më tej Taravari.
Ai tha se ASH ka kapacitet dhe mund të ndihmojë shumë edhe në arritjen e ndryshimeve kushtetuese.