Rajoni

Nga kjo ditë fillon bora në Kosovë

Shpërndaje

Më në fund reshjet e borës zbresin edhe ultësirave nga dita e premtë dhe shtunë, parashikon “Prishtina Weather”.

18.01.2023 – Të reshurat e shiut që kanë përfshi vendin ditëve të fundit, do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së enjte, ku mund të jenë edhe më intenzive në disa pjesë.  Me depërtimin e masave të ftohta ajrore nga perëndimi e veriperëndimi, më në fund reshjet e borës do të zbresin edhe në pjesë të ulëta të vendit mëngjesin e së premtes, derisa të shtunën ka gjasa që të jenë edhe më të shumta, duke formuar edhe shtresa bore.

Reshjet pushojnë ditën e diel, e nga dita e hënë sërish rikthehen si borë orëve të mëngjesit, por në vise më të ulëta edhe shiu gjatë orëve të pasdites.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe ditëve vijuese.  Rritje të ndotësve ajror mund të ketë mbrëmjen e së enjtes, kur edhe erërat mund të qetësohen, që lejojnë ndotësit të mbesin më pranë sipërfaqes.

Datat:

19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi më i vazhdueshëm.  Reshjet vende-vende do të jenë më intenzive.

20.01 – Kryesisht vranët, me reshje bore orëve të mëngjesit.  Ditën kohëpaskohe mbeten mundësi për reshje bore apo shiu në zona të ulëta.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

21.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira dhe reshje bore orëve të paraditës, e që vende-vende vazhdojnë edhe gjatë ditës.

22.01 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.

23.01 – Kryesisht vranët e me borë orëve të mëngjesit.  Gjatë ditës të përziera edhe me shi në vise më të ulëta.

Temperaturat pësojnë rënie më afër vlerave mesatare, minimalet edhe deri në -3C, e maksimalet në 2C e 3C.

Era edhe ditën e enjte frynë nga jugu mesatarisht e fuqishme deri në 16m/s, e më pas nga dita e premtë ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies që pësoj këtyre ditëve, gradualisht në rritje.