Bota

Vdekja tragjike e ministrit të kabinetit të tij, deklarohet Zelensky

Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar si një “tragjedi të tmerrshme” dhe “mëngjes i zi” vdekjen e ministrit të kabinetit të tij dhe dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë pas rrëzimit të një helikopteri në afërsi të Kievit.

Duke shkruar në Telegram, presidenti ukrainas ka thënë “sot, një tragjedi e tmerrshme ndodhi në Broary, në rajonin e Kyivit. Një helikopter i urgjencës shtetërore u rrëzua, duke përhapur zjarr në hapësirën e rrëzimit”.

“Numri i saktë i viktimave në këtë tragjedi nuk dihet akoma. Në mesin e tyre është ministri i Punëve të Brendshme, zëvendësi i tij i parë, sekretari i ministrisë, asistentët e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit”, ka thënë presidenti ukraians.

Ai thotë se helikopteri ka rënë në hapësirën e një kopshti fëmijësh dhe nga aksidenti kanë vdekur tre fëmijë, ndërsa janë lënduar 10 të tjerë.“25 njerëz janë lënduar, përfshirë 10 fëmijë. Tre fëmijë vdiqën. Dhimbja është e papërshkrueshme. Helikopteri ra në territor të një kopshti fëmijësh”.

“I kam urdhëruar shërbimin e sigurisë së Ukrainës, në bashkëpunim me Policinë e Ukrainës dhe autoritetet tjera për të zbuluar rrethanat e asaj që ndodhi”, ka thënë Zelensky.