MaqedoniTop Lajme

Nëse dështon Qeveria aktuale, formohet Qeveria Zaev-Mickoski pa shqiptarët

Shpërndaje

Skenare të ndryshme dhe të rrezikshme për të ardhmeb e shtetit po qarkullojnë ditëtve të fundit në koloaret politike dhe diplomatike. Një ndër ta është edhe rrëzimi i Qeverisë aktuale dhe formimi i një Qeverie të rrezikshme jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të ardhmen e vendit.

Sipas burimeve partiake dhe diplomatike, ish kryeministri Zoran Zaev ka koketuar me kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, që në rast të rrëzimit të kësaj qeverie, të formohet një qeveri e “shpëtimit kombëtar” e pastër me maqedonas.

Sipas këtij skenari, Zaev rikthehet në krye të LSDM-së, si u.d. Kryetar dhe bashkë me VMRI-DPMNE formojnë Qeveri me shumicë absolute. Sipas disa mediave online, qëllimin i këtij koalicioni do të jetë amnestia e të gjithë politikanëve dhe funksionarëve si nga LSDM edhe nga VMRO, të dyshuar për krim dhe korrupsion.

Në retorikën e përditshme do të jetë edhe parandalimi inkushtëzimeve që mund ti bëjnë shqiptarët qeverisë. Ky skenar ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar, por dhe Prishtinën dhe Tiranën zyrtare. Me këtë do të pengohet edhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe hapja e bisedimeve me BE do të shtyhet për 10 vjet.