Tërmeti në Iran lë mbi 100 të plagosur, lëkundjet ndihen deri në Turqi
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka ndodhur mesditën e sotme në një provincë iraniane.
Mediat e huaja shkruajnë se mbi 100 persona kanë mbetur të lënduar nga lëkundjet dhe mbi 200 shtëpi në zonat rurale janë dëmtuar.
Qendra Sizmologjike iraniane, e lidhur me Institutin e Gjeofizikës në Universitetin e Teheranit, raporton se tërmeti ka ndodhur në orën 13:38 me orën lokale.
Tërmeti goditi në një thellësi prej 12 km nga sipërfaqja e tokës.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë raportoi se lëkundjet me intensitet të lartë u ndjenë dhe në Azerbajxhanin Lindor.
Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencave.
Irani ndodhet në një zonë sizmikisht aktive për shkak të disa linjave të mëdha gjeologjike që përshkojnë vendin dhe ka përjetuar disa tërmete katastrofike vitet e fundit.
Tetorin e kaluar një tërmet me magnitudë 5.4 goditi Khoy-n, duke lënë rreth 400 persona të plagosur, si dhe dëmtime të pjesshme ose të plota në qindra prona rezidenciale urbane dhe rurale.