Shqiptarët drejt SHBA-së pa viza? Ambasadorja Yuri Kim: Jemi në drejtimin e duhur, por…
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se Shqipëria është në drejtimin e duhur për të hyrë pa viza në SHBA.
Në një intervistë për Report TV, ajo u shpreh se nuk mund të japë saktësisht një kohë kur mund të realizohet.
Sipas saj, një tregues që mund të ndihmojë në këtë aspekt është “tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”
“Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme. Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.