Shqipëria i del në ndihmë Kosovës pas vërshimeve, Rama nis Forcat e Armatosura (Video)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se janë nisur Forcat e Armatosura për t’i dalë në ndihmë Kosovës pas përmbytjeve të disa komunave nga reshjet atmosferike.
“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kujtojmë se shumë qytete të Kosovës janë vërshuar nga uji si pasojë e reshjeve të dendura.
Ndër qytetet më të dëmtuara nga vërshimet janë Skenderaj, Istogu, Klina e Mitrovica, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi banimi e objekte afariste.