Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 80-vjeçari në Tiranë
Një 80-vjeçar ka rënë pasditen e sotme nga kati i pestë i një pallati në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Si pasojë shtetasi P.K. ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.