Taravari: Sigurimi i kuorumit në Kuvend, nuk do të thotë hyrje në Qeveri
Lideri i partisë politike Aleanca për shqiptarët, Arben Taravari paralajmëron se të premten do të sillet vendim për hyrje të mundshme në Qeveri.
Në pyetje të gazetarëve dhe komentit rreth dhënies së mbështetjes për sigurim të kuorumit për mbajtje të mbledhjes në Kuvend se kjo do të thotë mbështetje të shumicës dhe hyrje në Qeveri, Taravari u përgjigj se ajo që ndonjë parti do të sigurojë kuorum për punën e Parlamentit nuk do të thotë edhe hyrje në Qeveri.
“Jo, nuk ka lidhje. Nuk është hera e parë ndonjëherë edhe ne, ndërsa herën tjetër VMRO-DPMNE të sigurojë shumicë për të funksionuar Kuvendi. Kemi bërë edhe shumicë kur u miratua Buxheti. Kështu do të vazhdojmë pa dallim gjithçkaje”, tha Taravari në ngjarjen me rastin e shënimit të Ditës së mësuesit turk në Gostivar.
Ai shtoi se Aleanca për shqiptarët ka kontribuuar edhe për kuorum për votim të propozimit francez dhe marrëveshjen me Bullgarinë dhe përmendi se edhe krahas asaj që janë në opozitë në situata të caktuara, kur si parti dhe deputetë do të vlerësojnë se punës në Kuvend i nevojitet mbështetje, atë do ta bëjnë.
Rreth vendimit për formim të ekipit negociues dhe nëse zyrtarisht do të fillojnë negociata për hyrje në Qeveri, lideri i ASH-së, tha se për të premten ka caktuar takim me kryesinë qendrore të partisë.