RajoniTop Lajme

Karvani me ndihma nga kompania “Ecolog” niset drejt vendbanimeve të përmbytura në Kosovë (Video)

Shpërndaje

Një karvan me ndihma është nisur para pak çastesh drejt Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës, komuna këto të cilat pësuan dëme të mëdha materiale pas vërshimeve ditëve të fundit.

Ndihmat për mijëra familje vijnë nga kompania e njohur “Ecolog” e Lazim Destanit, shkruan Zeri.info.

Pakot me ndihma përmbajnë produkte esenciale dhe do të dërgohen në shtabet emergjente të komunave dhe pastaj do t’u shpërndahen familjeve në zonat më të dëmtuara nga vërshimet.

Kompania “Ecolog” ka ndihmuar edhe në forma tjera këto komuna pas vërshimeve javën e kaluar.

Nga llogaritjet fillestare që kanë bërë komunat deri më tani, dëmet nga vërshimet mund të jenë milionëshe në ekonomitë familjare, por edhe në infrastrukturë.