Maqedoni

Mickoski: Kjo është një qeveri ku pronari është Ali Ahmeti

Shpërndaje

Në Qeveri BDI-ja është faktor më i madh se LSDM-ja dhe është normale që Kovaçevski do ta thotë atë që Ahmeti dëshiron ta dëgjojë.

Këtë e deklaroi kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke komentuar deklaratat e Kovaçevskit se një Qeveri kundër BDI-së, është ide e keqe.

“Nëse Ali Ahmeti dëshiron ta dëgjojë këtë, atëherë Kovaçevski do ta thotë atë. Gjërat atje funksionojnë përafërsisht kështu. Dihet kush është pronari, e kush vasali. Në këtë rast, Aliu është pronari, e Dimitar Kovaçevski vasali. Dimitar Kovaçevski do ta deklarojë atë që do t’i thotë Aliu. Ky njeri në politikë është vendosur, nuk është zgjedhur dhe njerëzit që vendosen mund ta kenë atë matricë politike – ta dëgjojnë personin që i ka vendosur dhe personin që u mundëson të qëndrojnë edhe një ditë më shumë në kolltuk për t’i gëzuar privilegjet që i përfitojnë në kurriz të qytetarëve dhe në kurriz të shtetit.”- tha Hristijan Mickoski.