Maqedoni

Grubi: Është koha për pastrimin e radhëve tona

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në konferencën vjetore “Vit i mundësive të reja” në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se subjekte politike në vend po mbjellin frik tek qytetarët rreth ndryshimeve kushtetuese, ndërsa të njëjtit u premtojnë ndërkombëtarëve miratimin e ndryshimeve të njëjta në këmbim të pushtetit, përcjell TV21. Grubi ftoi të gjithë subjektet që t’i bashkëngjiten të ashtuquajturit Front Europian.

Ne si shumicë progresive po i sfidojmë të gjithë me Aleancën Europiane, kjo rrugë është e vetmja edhe për projektet, autostradat, hekurudhat, deponitë, shkollat spitalet, çerdhet. Për standardin jetësorë, për sundimin e ligjit edhe për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për pastrimin e radhëve tona shoqërore dhe publike nga instaluesit e frikës dhe penguesit direkt dhe indirekt të rrugës europiane”, tha mes tjerash Grubi.