Takim sekret në Qeveri, Kovaçevski – Ahmeti – Gashi?!

Shpërndaje

Burime të TV24, thonë se në Qeveri është mbajtur një takim sekret ku Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, kanë bindur partnerin e tretë të koalicionit, Afrim Gashin -Kryetarin e Alternativës, se ASH-ja duhet të jetë pjesë e shumicës qeveritare për t`u stabilizuar dhe të sigurohet kuorumi i vazhdueshëm i Kuvendin e bllokuar.

Gashi nuk ka qenë i bindur në këto motive dhe ka thënë se “atyre që u djeg nën këmbë, t`ia lëshëojnë ASH-së vendet e Ministrave, duke aluduar tek BDI-ja për shkak të presionit nga i ashtuquajturi “Grupi I Zjarrit”.

Takimi, sic njofton TV24, është mbajtur në Kabinetin e Kovaçevskit, kurse informacionin e ka konfirmuar një funksionar i lartë I Alternativës.

Gashi ka pyetur se cila ëhstë nevoja e hyrjes së ASH-së në Qeveri duke rikujtuar partnerët e koalicioinit se pikërisht ai dhe Alternativa, në llogari të rejtingut të tyre kishin shpëtuar Qeverinë, por edhe se ende nuk ëhstë realizuar pjesa e marrëveshjes për 15 zgjidhje kadrovike.