BotaTop Lajme

Në selinë e NATO-s flamujt ulen në gjysmështizë në solidarizim me Türkiye-n

Shpërndaje

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë për të treguar solidaritet për shkak të viktimave nga tërmeti në Türkiye, raporton Anadolu.

Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel të Belgjikës, do të qëndrojnë në mes deri nesër në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Türkiye-n dhe popullin turk si dhe për ata që humbën jetën nga tërmeti.

Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Türkiye-s në NATO në rrjetet sociale thuhet: “Falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për këtë mesazh domethënës dhe solidarizues dhe për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën e tërmetit.

Flags at halfmast at NATO headquarters in Brussels in solidarity with Türkiye after the earthquake