BotaTop Lajme

Hapet pas 35 vjetësh kufiri Turqi-Armeni, por vetëm për karvanin e ndihmave

Shpërndaje

Një pikë kufitare midis Armenisë dhe Turqisë u hap sot për herë të parë në 35 vjet për të lejuar ndihmat pas tërmetit të së hënës, sipas mediave shtetërore turke.

Serdar Kiliç, i dërguari i posaçëm i Turqisë për dialogun me Armeninë, tha në Twitter se pesë kamionë me ndihma, përfshirë ilaçe, ushqime dhe ujë, mbërritën në Turqi nga pikëkalimi kufitar Alican mëngjesin e sotëm.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se kjo ishte hera e parë që hapej që nga viti 1988.