Taravari: Pas 30 vitesh deponia rajonale “Rusino” merr pamjen e merituar

Shpërndaje

Pas 30 vitesh vendosim rend për funksionim të deponisë rajonale “Rusino”. Së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës – Bilall Kasami, të Mavrovë-Rostushës – Medat Kurtoski, të Zhelinës – Blerim Sejdini, ministrin e mjedisit Naser Nuredini dhe ambasadoren e Zvicrës – Veronik Ulman, pamë nga afër punimet që janë zhvilluar.

Drejtori i Ndërmarrjes publike të rajonit të Pollogut “Rusino/Pollog” – Besim Dogani, na sqaroi në detaje punimet që janë zhvilluar dhe rendit që është vendosur.

Mbi historinë e suksesit të arritur në “Rusino” dhe planet për në të ardhmen, vazhduam t’i shpalosim në punëtorinë e mbajtur për të diskutuar dhe prezantuar pikpamjet tona për avancimin dhe veprimet e ardhshme ku pata fjalim pershendetës.

Falënderoj me këtë rast Amabasadën e Zvicrës në RMV për ndihmën financiare që na kanë ofruar për deponinë “Rusino”. Uroj që së shpejti të kalojë edhe Ligji për huamarrje në Kuvend nga BERZH, që në fazën e dytë kjo deponi të shndërrohet në deponi sanitare.