Maqedoni

Nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut për shkak të fatkeqësisë në Turqi dhe Siri

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes Facebookut ka njoftuar se Qeveria ka shpallur ditën e hënë ditë zie për shkak të tërmeteve katastrofike në Turqi dhe Siri, në të cilët sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën mbi 33.000 persona.

“Ditën e nesërme e shpallëm Ditë Zie në kujtim të përjetshëm të atyre që humbën jetën në tërmetet katastrofike që goditën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë”, ka shkruar Kovaçevski, duke shtuar se qytetarët kanë në mendjet e tyre dhe luten për të gjithë ata që humbën jetën në këtë fatkeqësi fatale.

“Në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre. Si shtet dhe si popull do të vazhdojmë të ndihmojmë, do të jemi solidarë dhe do të jemi mbështetje për qytetarët e vuajtur, për ata që humbën gjithçka”, shtoi ai