Gashi: LSDM-ja na preu në besë, nuk kanë moral politik
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë konferencës për shtyp ku dhe paralajmëroi daljen e Alternativës në opozitë, akuzoi LSDM-në se nuk i kanë qëndruar paktit që kanë nënshkruar me këtë parti në janarin e vitit 2022. Ai tha se LSDM-ja nuk ka moral politik dhe se tejkaluan të gjitha vijat e kuqe duke mos respektuar asnjë marrëveshje të nënshkruar me ta.
“Ndonëse partnerët tanë të deridjeshëm e tejkaluan edhe vijën e kuqe të fundit etike dhe nuk patën durim të presin as vendimin tone të Kuvendit Qendror që flet shumë për moralin e tyre politik. Megjithatë ne sot u takuam për të marrë vendim tone përfundimtar për rrethanat e reja që u krijuan. Ne më janar të 2022 nënshkruam dy marrëveshje me kryetarin e LSDM-së së atëhershme, një për programin dhe tjetrën për kadrovike. Nga ne u respektua tërësisht, nga ata asnjëherë nuk u respektua.”- tha Gashi.