Peleshi publikon pamjet nga Turqia: Ekipi shqiptar po punon pa pushim
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpërndarë pamje të grupit shqiptar të forcave të kërkim shpëtmit që ndodhen në Turqi.
Ai ka theksuar se ekipi i dërguar vazhdon të punojë pa pushim në zonat e prekura nga tërmeti.
Peleshi bën me dije se ekipi shqiptar ka marrë edhe vlerësime tejet pozitive për kontibutin e tyre në Malatya.
“Efektivët tanë, me mision në zonat e tërmetit në Turqi janë maksimalisht të angazhuar 24/24, në shërbim të popullatës në Malatya, ashtu si edhe në dispozicion të personelit të AFAD e forcave të kërkim-shpëtimit që vijojnë operacionet pa asnjë ndërprerje në terrenin e shkatërruar.
Vlerësime tejet pozitive nga pala turke dhe Fushata e Ndihmës Humanitare të tërmetit (AFAD), për kontributin e ekipit shqiptar të kërkim-shpëtimit dhe personelit shqiptar shëndetësor që po ndihmon në disa nga çadrat e ngritura për këtë emergjencë.”– shkruan Peleshi.