Elvis Naçi: 5 maune të shqiptarisë nisen drejtë Turqisë! (Foto/Video)
Elvi Naçi me ndihma drejt Turqisë dhe Sirisë, 5 maune plotë me mallra ndihmë për të prekurit nga tragjedia e tërmetit.
Më poshtë i keni njoftimet nga Elvis Naçi:
Momente nga nisja e mauneve te Shqiptarise ne Stamboll ne ndihme te te prekurve nga tragjedia e Termetit ne Turqi
****
Sapo u nisem nga Stambolli me 5 maunet drejt vendeve te prekura nga termeti i Turqise!
****
Ne Stamboll eshte ora 2:38 por ne po vazhdojme te ngarkojme maunet per t’i cuar drejt atyre qe sot kane nevoje me shume kurre per solidaritetin tone
****
Ne Stamboll ne oret e vona per te cuar ndihma te demtuarve te termetit tragjik. Shqiptaret nuk e harrojne ndihmen qe ata dhane kur ne patem nevoje. Zoti ju bekofte vellezer e motra! Situata eshte vertete e veshtire ne keto momente per ta…
****
Jemi tani naten ne Stamboll duke pergatitur ndihmat ushqimore dhe jo vetem per te prekurit nga termeti. Fondacioni Firdeus do te nise 5 Maune te medha, mbi 100 ton ndihma per te demtuarit. Ne raste fatkeqesish kaq te medha me mijera jete te humbura eshte detyre e jone te garojme ne sevape dhe vepra te mira te pelqyera tek Zoti i Boteve. Kush deshiron t’i bashkengjitet sado pak per te lehtesuar vuajtjet atje sepse gjendja eshte e rende, eshte i mirepritur dhe Zoti ju shperblefte.
****
Sa pak falenderojme!
Per sa kohe ke nje shtepi, femijet, shendetin ti ke shume; kjo nuk eshte per te ulur perpjekjet per te jetuar me mire. Ardhja ne Turqi me ka futur ne nje meditim qe kurre nuk e kam perjetuar. Kudo flitet per termetin, mbi 40 mije te vdekur, numer qe pritet te shkoje shume me shume. Numri i te humburve eshte mbi 100 mije dhe nuk po flas per demet materiale.
Toka e çare, femije qe varrosen por edhe femije qe shpetohen mrekullisht. Prinder me syte me lot qe humben femijet, femije qe shpetohen te buzeqeshur por qe prinderit i kane nen rrenoja. Si nje çast gjithcka te kthehet ne asgje. Humbet gjithcka por te duhesh te behet i forte, te vazhdosh jeten.
Sot me qindra mijera kane humbur shtepite, e mes dhimbjes se nen rrenoja kane familjaret, sot jane te vendosur neper kampe ku e gjithe bota po ndihmon. Si eshte jeta, dikur mund te ndihmosh dike, por sot pret te ndihmohesh. Sprova dhe shperblime; ky eshte ligji i Zotit, veshtiresite e kesaj bote per te kaluar ne te perjetshmen. Jeta me ka bere te shikoj raste te renda, por kurre si kjo e Turqise dhe Sirise. Ajo qe me beri pershtypje eshte forca dhe besimi ne Zot, burra qe shtrengojne dhembet dhe mes loteve qe rreshqasin mbi faqe thone “ O Zot tek ti eshte kthimi!“
Kam degjuar histori te familjareve qe kane humbur te afermit. Syte me lot kur kujtojne castet si u ndane nga kjo bote me evladet e tyre, por mes asaj dhimbje u vjen nje buzeqeshme kur permendin Zotin dhe luten t’i bashkoje me ta ne Xhennet. Nuk di, nuk di, syte mbushen me lot, por edhe me force qe po do jem ketu sa mundem te ndihmoj. Une mund te jem nje pike ne oqean ne kete mision, por per shpirtin tim eshte shume. E gjithe nata kaloi duke ngarkuar ushqime per te mbijetuarit, sot do te nisen 5 maune, mbi 100 ton. Ne nuk kemi force ta zgjidhim kete tragjedi por te pakten themi o Zot ne zgjodhem te ishim prane tyre dhe Ty te lutemi mos na i humb sakrificat e ketij misioni…