RajoniTop Lajme

​Begaj pritet me nderime shtetërore, Omani: Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë

Shpërndaje

Omani: Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadiu ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane!’, është shprehur Osmani.

“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë! Kosovë- Shqipëri, ka shkruar Osmani në Tweet.

​Begaj pritet me nderime shtetërore

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është pritur me një ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas kësaj ceremonie, të dy presidentët shqiptarë do të vazhdojnë takimin. Ndërkohë, sot Begaj do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të marrë pjesë në koncertin e Filarmonisë së Kosovës, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ai nesër do të mbaj fjalën e rastit në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

0914- Vizita e Begajt, ndërprerje e përkohshme e qarkullimit në disa segmente rrugore

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt , do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.”, thuhet në njoftim

Po ashtu, policia njofton se me rastin e shënimit të ‘15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës’, gjatë realizimit të aktiviteteve festive lidhur me këtë shënim, për arsye të lëvizjeve të personaliteteve dhe pjesëmarrësve në shënimin e kësaj ngjarjeje, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./21Media