Gjashtë persona humbën jetën në tërmetin e ri në Turqi
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 294 të tjerë u plagosën pas tërmeteve të reja që goditën mbrëmë pjesën jugore të Türkiyes, respektivisht provincën Hatay, raporton Anadolu.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), që nga tërmeti i mbrëmshëm me magnitudë 6,4, janë regjistruar 90 pasgoditje.
Tërmeti i fundit godit rrethin Defne të Hatay-it në orën 20:04 sipas kohës lokale.
Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5,8, tre minuta më vonë, me epiqendër në rrethin Samandağ në Hatay.
Sipas informacioneve të mbledhura nga Anadolu, askush nuk ka mbetur nën rrënoja si rezultat i përpjekjeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të ri.
Tërmeti me qendër në Hatay erdhi vetëm dy javë pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me qendër në provincën Kahramanmaraş.