Maqedoni

Qeveria: Masa urgjente për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Shpërndaje

Në seancën e sotme të Qeverisë, janë miratuar një sërë masash për përmirësimin e sistemeve informatike në institucione që do të implementohen në afat sa më të shkurtër në cdo institucion në sektorin publik.

Këto masa vijnë pas një sërë aktivitetesh për koordinim me donatorët dhe aktorët në fushën e sigurisë kibernetike, me qëllim të ndërtimit të rezistencës tek institucionet publike që gjithnjë e më shpesh janë cak I sulmeve kibernetike.

Sic thuhet në komunikatë, Qeveria ka ngarkuar organet e administratës shtetërore që të përcaktojnë një person përgjegjës për siguri informatike me qëllim të denoncimit me kohë në Qendrën Kombëtare për përgjigje të incidenteve kompjuterike MKD-CIRT, të incidenteve dhe kërcënimeve që lidhen me sigurinë e sistemeve informatike.