Bekteshi: Të martën çmimi i bukës ngrihet dhe nuk kalon 33 denarë
Të martën çmimi i bukës ngrihet dhe nuk kalon 33 denarë si për bukën e bardhë ashtu edhe për gjysmën e bardhë. Ky është vetëm hapi i parë i produkteve të listuara në vendimin e Qeverisë.
Do të pasojnë vendime të reja për ngrirjen e çmimeve. Për makaronat po bëhen analiza dhe ato mjete do të përdoren për heqjen e disa detyrimeve, tha në konferencën e sotme ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Çmimet, siç sqaroi Bektesi nuk do të rriten pas përfundimit të masës, vetëm nëse nuk rriten çmimet e lëndëve të para atëherë mund të ketë rritje të papritur të çmimeve.