Kurti për dialogun me Serbinë: Njohje reciproke si thelb – Reciprocitet si princip

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Këshillit Përgjithshëm të Vetëvendosjes në Prishtinë, ka folur për të arriturat dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Kreui i qeverisë ka folur edhe për dialogun që është zhvilluar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimeve në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi mirëprit emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur, kemi qenë edhe do të jemi të përkushtuar parimorë, konstruktivë e kreativë.

Dialogu në Bruksel, është për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, tha ai, raporton RTKlive.

Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit dhe në këtë proces, sipas tij, Kosova ka qenë proaktive, duke përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara, e që Kosova i ka miratuar ato. Ai ka folur edhe liberalizmin e vizave që pritet që vizat të hiqen në vitin tjetër.

Ai ka folur edhe politikat që i ka pasur qeveria karshi qytetarëve të Kosovës, duke përmendur pakon ekonomike, subvencionimin, shtesat për fëmijë, punësimet, etj.

Edhe në përvjetorin e luftës së Ukrainës, Kurti tha se shembull është edhe Kosova që ka fituar ndaj armikut. “Edhe në Ukrainë do të fitojë i vogli, Kosova është krenare që qëndron në krah të Ukrainës. Uroj që ky vit të jetë vit i çlirimit të Ukrainës”, tha ai.