RajoniTop Lajme

Bahtiri i VV-së organizon protestë kundër formimit të Asociacionit: Është tumor për shtetit tonë sovranë

Shpërndaje

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka organizuar një protestë me qytetarët e Mitrovicës kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Në këtë protestë e cila është mbajtur në fshatin Gushavc të dielën, ishin mbledhur një numër qytetarësh që kanë kundërshtuar formimin e Asociacionit.

Ish-kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri, kërkoj nga kryeministri Kurti që të mos lëshoj “pe” për formimin e Asociacionit. Ai tha se çdo Asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor për vendin.

“Është brengë e gjithë qytetarëve tonë, e sidomos të kësaj ane e cila ka ndikim për qytetarët e këtyre anëve. Çdo asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor i shtetit tonë sovranë. Pakicave që ju kemi dhënë ne të drejta nuk i ka dhënë në as një vend në botë”, tha ai.

Nazmi Beka përfaqësues i fshatit Gushavc, tha se populli është kundër çdo subjekti politik që ka aspirata që ta formoj një Asociacion dhe ta bëjë një Bosnjëzim të Kosovës.

“Nuk jemi kundër vetëm kësaj qeveri por çdo kryeministri, çdo subjekti politik që ka ëndrra dhe aspirata që ta formoj një Asociacion dhe ta bëjë një Bosnjëzim të Kosovës. Padyshim që ana jonë, fshatrat tonë do të jenë stoik të qëndrueshëm për të frymuar këto troje shqip. Me dhunë jemi vendosur në këto fshatra. Gushavci, Suhodolli, Lagja e Boshnjakëve… Sa të këtë jetë në këtë tokë do të jenë vetëm fshatrat shqiptarë dhe nuk di të lejojmë që të jenë diçka tjetër”, tha ai.

Bahtir istrefi nga Sindikata e Kombinatit  Trepça, tha se porositi kryeministrin Kurti që të mos e pranoj formimin e Asociacionit sepse sipas tij populli nuk do ta pranoj.

“Ne nuk i pranojmë këto Asociacione se nuk janë të mira për ne por të dobishme për Serbinë. Ne duhet të ngulim këmbë dhe të mbrojmë këtë vend. Sepse më këtë Evropë deri te molla e kuqe na ka pru Serbia deri këtu me njerëzit tonë që kanë qenë të shitur. I bëjë apel Kryeministrit që do të shkojë atje të mos gabojë të hyjë në këto punë sepse Asociacionet nuk i pranojmë”, tha ai.

Javë më parë edhe në Prishtinë organizata studentore e përkrahës të Vetëvendosjes kanë protestuar kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.