Pas formimit të qeverisë shkarkohen këta funksionarë të BDI-së (Foto)
Pas formimit të qeverisë së re e cila pritet të formohet në mbrëmje të ditës së Hënë, menjëherë do të nisin edhe ndryshimet e para për shkarkime dhe emërime, mëson TS.
Dita e Martë do të nis me ndryshimet e para si rezlutat i koalicionit të ri qeverisës midis LSDM-së, BDI-së, ASH-së dhe PDSH-së. TS nga burime pranë Aleancës për Shqiptarët mëson se nga dita e Martë do në nisin ndryshimet dhe brenda një jave do të përfundojnë të gjitha shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve që janë të ASH-së.
Aleanca për Shqiptarët siç ka shkruar TS, në marrëveshjen e koaliconit për një front të përbashkët drejt BE-së do të udhëheq edhe me Zëvëndës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Bujqësisë:
Pas formimit të Qeverisë së re menjëherë do të nisin shkarkimet edhe atë do të shkarkohen këta funksionarë të BDI-së që i takojnë ASH-së
1. Bashkim Hasani zv/ministër i Mbrojtjes,
2. Adnan Ejup – sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik,
3. Resmi Ejupi- sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale,
Të martën gjithashtu do të shkarkohen këta drjetor:
1. Besim Koka – Drejtor në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Shkup,
2. Qamil Kovaçi – Drjetor i Psikiatrisë – Bardhovcë,
3. Migjen Selmani -Drejtor në MNAV,
4. Azizi Maksuti – Drejtor në Institutin e Shëndetit Publik,
5. Ajurlla Mustafa – Drjetor i Gjinekologjisë – Shkup,
6. Nehat Nuhi : Drejtor i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji –Shkup.
7. Rijad Alimi : Drejtor në Kozle – Shkup
Gjithashtu TS mëson se në seancën e ditës së Martë pritet të shkarkohen edhe disa drejtor tjerë nga Alternativa dhe LSDM-ja.