Lloga pranon detyrën si ministër i drejtësisë
Ministri ri nga radhët e ASH-së, Krenar Lloga sot zyrtarisht ka marrë postin e Ministrit të Drejtësisë ku është realizuar dorëzimi i postit nga ish-ministri Nikolla Tupançeski, përcjell AlbaZone Media.
Njoftimi nga Ministria e Drejtësisë:
Të nderuar,
Në Ministrinë e Drejtësisë sot është realizuar dorëzimi i postit të Ministrit të Drejtësisë në mes të ministrit të mëparshëm dhe atij të sapoemëruar, Nikolla Tupançeski dhe Krenar Lloga.
Tupançeski i uroi Llogës punë të suksesshme, realizim të një numri të madh projektesh dhe suksese në funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga falënderoi Tupançeskin për kontributin e deritanishëm dhe paralajmëroi reforma në sferën e drejtësisë dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.