Pastat më lirë për 15 për qind, ndërsa produktet e qumështit për 10 për qind
Pastat më lirë për 15 për qind, ndërsa produktet e qumështit për 10 për qind dhe çmimet e tyre do të ngrihen, kumtoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Vendimi për makaronat mbulon makaronat dhe shpagetin. Për këto produkte, detyrimet doganore të importit janë hequr nga data 13 mars deri më 31 maj 2023. Vendimi për produktet e qumështit, i cili do të jetë në fuqi nga data 17 mars deri më 31 maj 2023, i referohet qumështit të lopës me përmbajtje yndyre 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, gjizës, djathit të bardhë të lopës dhe të përzier, kaçkavallit, kosit, salcë kosi dhe jogurtit.
“Zvogëlohet çmimi i shitjes i pastave, makaronave dhe shpagetave për 15 për qind ose mesatarisht për tetë deri në nëntë denarë. Hiqen edhe tarifat doganore për importin e këtyre produkteve data 13 mars deri më 31 maj 2023. Ngrijnë edhe çmimet e produkteve të qumështit: qumështi i lopës 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, gjizës, djathit të bardhë të lopës dhe të përzier, kaçkavallit, kosit, salcë kosi dhe jogurtit. Çmimet janë ulur për dhjetë për qind, ndërsa vendimi është i vlefshëm nga 17 mars – 31 maj 2023”, tha Kovaçevski.
Sipas tij, Qeveria do të vazhdojë të miratojë vendime që e mbrojnë interesin dhe standardin e qytetarëve.
Në konferencë për shtyp vendimet do t’i shpjegojë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ky është vendimi i dytë për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore, pasi më 28 shkurt të këtij viti hyri në fuqi kufizimi i çmimit të bukes së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.