RajoniTop Lajme

Von der Leyen: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë momentin ta pranojnë Planin Evropian

Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentin dhe ta pranojnë Planin e Bashkimit Evropian për normalizim raportesh, që është kyç për stabilitetin e tërë rajonit.

“Mendoj se është një mundësi që të dyja palët duhet të shfrytëzojnë momentin sepse normalizimi është i një rëndësie kyçe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, ka thënë Von der Leyen në një bisedë me gazetarë të “European Newsroom”. “Kam shumë shpresë që të dyja palët do të jenë konstruktive në diskutimet e ardhshme”.

Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Planit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve..

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për implementimin e këtij plani. Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të mbahet me 18 mars në Ohër./21Media