MaqedoniTop Lajme

Ahmeti takon Escobarin: Diskutuam për rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka treguar se me diplomatin amerikan ka diskutuar për takimin e sotëm në Ohër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e në vendin tonë, znj. Angela Aggeler.

Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti.