Këto janë policët shqiptarë të cilët gjetën dy vajzat e humbura
Para disa orëve janë gjetur 12-vjeçarja Anisa Ajro dhe 15-vjeçarja Melisa Kurtishi të zhdukura dy ditë më parë, përcjell SHENJA. Policët të cilët gjetën dy vajzat e humbura janë Dashmir Kamberi dhe Valon Ferati.
“Sot (01.04.2023) në orën 13:30 në rrugën “Xhon Kenedi”, pranë një objekti shitës në park, nga ana e punonjësve të policisë pranë stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturit M.K. (15) dhe A.A. (12), për të cilët mbrëmjen e datës 30 mars ishte denoncuar se kanë humbur kontaktet me familjen” – thonë nga MPB.