Ziadin Sela kandidati i vetëm për kryetar të ASH-së

Shpërndaje

Më 13 mars në ora 24:00 përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët që dë to zgjidhet në Kongresin e Dytë, i cili do të mbahet më 27 mars.

Postimi nga Snopçe:

Mbi 1600 nënshkrime për rikandidimin e Ziadin Selës për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët

Të nderuara media, të nderuar qytetarë

Më 13 mars në ora 24:00 përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët që dë to zgjidhet në Kongresin e Dytë, i cili dontë mbahet më 27 mars. Rikujtojmë se sipas statutit një kandidat mund të propozohet me të paktën 400 nënshkrime dhe më së voni dy javë para mbajtjes së Kongresit. Në përputhje me këtë dispozitë statutore, deri në përmbylljen e afatit, deri te komisioni për kandidim ka ardhur vetëm një propozim. Mbi 1600 anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, me nënshkrimet e tyre kanë propozuar Ziadin Selën për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët. Gjatë ditës së djeshme ne si komision kemi verifikuar anëtarët e nënshkruar në këtë iniciativë, të cilët janë nga të gjitha degët, nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, nga komunat rurale dhe kështu me radhë. Anëtarët që kanë dhënë nënshrimet e tyre janë valid dhe ky propozim do të përcillet në Kongres për votim nga delegatët.

Sa i përket organizimit të Kongresit, dua të njoftoj poashtu se në pjesën dërmuese të degëve janë mbajtur pjesa më e madhe e kuvendeve të nëndegëve dhe ky proces është drejt rrumbullaksimit.