Trump del sot para gjykatës
Një kapitull i historisë së Shteteve të Bashkuara nis të shkruhet këtë të Martë, pasi Donald Trump bëhet i pari ish-president që përballet me një proces penal.
Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë udhëtoi të Hënën nga rezidenca e tij në Mar a Lago të Floridas, drejt kullës Trump në New York, ku ka zhvilluar konsultime të hollësishme me avokatët e tij, para se të paraqitet këtë të Martë para gjykatës penale të Manhatanit.
Procedura parashikon që Trump-it t’i merren shenjat e gishtave, një proces që pritet të kryhet pa praninë e kamerave. Në zyrën e prokurorit Elvin Breg, 76-vjeçari pritet të njihet me akuzat për 33 shkelje, që kanë të bëjnë me mosdeklarimin e pagesës prej 130 mijë dollarësh të bërë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të aferës seksuale që Trump dyshohet se ka pasur me të në 2006-n.
Ish-presidenti, i cili pranoi të paraqitet vetë dhe pa pranga para prokurorit, i bëri thirrje atij të dorëhiqet, pasi e akuzon për sajesa në ngritjen e akuzave, duke e quajtur procesin, të motivuar politikisht./Tv Klan