Marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për mbrojtjen kibernetike
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshjen strategjike për mbrotjen e përbashkët kibernetike. Në krah të ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan kryeministri Rama vlerësoi ndihmën e këtij shteti në mbështetje të rrefugjatëve kosovarë dhe të prekurve nga tërmeti.
“Më lini të shpreh mirëseardhjen nga zemra ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara është një vend që ka qenë i pranishëm kur ne e kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin e madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur presidenti aktual i Emirateve të Bashkuara, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë.”
Kryeministri përmendi rolin e Emirateve në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
“Miqësinë e kemi ndjerë dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shenjuar zhvillime tejet positive. Si dëshmitar i vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë por edhe për të bërë gjithcka për preocesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës si dhe për t’u siguruar që të gjitha vendet bashkë të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë më pak të lidhur me të shkuarën.”
Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Bin Zayed Al Nahyan tha se në endin e tij jetojnë dhe punojnë 12 mijë shqiptarët të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.
“Zoti Kryeministër më lini të them se sa i nderuar jam që kthehem në Tiranë. Ndihem vërtetë në siklet që janë bërë kaq vite nga vizita që kur isha në Kukës. Nuk i harroj kurrë ato pamje të njerëzve që ishin në nevojë, por edhe të bujarisë së Shqiptarëve drejt kosovarëve. Kryeministër ju jeni një komb me shumë fat dhe ja keni dalë në një periudhë kaq të shkurtër për t’ja dalë mbanë. Do të doja të them se ne jemi të nderuar që kemi 12 mijë shqiptarë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara dhe kanë bërë një punë kaq të mirë.”
Ndërkaq, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan kanë vlerësuar marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, duke filluar nga data 19 Prill 2023.
Në planin e bashkëpunimit shumëpalësh, Ministrja Xhaçka dhe homologu nga Emiratet u ndalën te kontributi që të dy vendet po japin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./Klan News