RajoniTop Lajme

Simboli i ekzodit, Sherife Luta rrëfen vuajtjet e refugjatëve kosovarë

Shpërndaje

Si 24 vjeçare, Sherife Luta u bë simbol i eksodit kosovar gjatë luftës, tregon për vuajtjet e rrugëtimit të kolonave me njerëz drejt kampit të Bllacës në Luftën e Kosovës. Ajo ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë asaj kohe.

“Kam ardh 24-vjetorin që e ka përjetuar populli shqiptar. Kam ardh me i vizitua ato vuajtje e dhimbje që kemi përjetuar, unë dhe ato e tërë Kosova dhe ato vuajtje nuk bën t’i harrojmë dhe nëse harrojmë nuk mundemi të mbërrijmë përpara”.

“I kujtoj me dhimbje, vuajtje e me hjeka. Kam me vdek e s’do t’i harroj ato vuajtje që i kam përjetuar unë dhe tërë populli shqiptar. Ka qenë kohë e vështirë, sepse kemi udhëtuar shumë, kemi qenë me fëmijë”, u shpreh Luta, teksa thotë se për tre muaj nuk e ka ditur se a e ka gjallë bashkëshortin e saj. “Burrin tre muaj nuk e kam takuar dhe pas tre muajve e kam marrë vesh që është i plagosur”, tha ajo për EO.

E vetë bashkëshorti i saj, Mirrot Luta, thotë se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për muaj të tërë nuk e ka ditë nëse e ka gjallë dikë nga familja.

“Ne e kujtojmë me dhimbje, ka qenë një tragjedi e madhe. Nuk e ka besu askush sepse ka qenë luftë. S’kemi pas informata katër, pesë muaj sepse nuk kemi pas komunikime, vetëm njerëzit na tregonin se janë në Shkup apo Tetovë”, thotë Luta.

Ajo u kthye sërish në Bllacë, por kësaj radhe jo si refugjate por për të kujtuar 24-vjetorin e eksodit masiv të popullatës shqiptare.